RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, bastisen kompanitë e lidhura me programin spiun “Predator”

greqi,-bastisen-kompanite-e-lidhura-me-programin-spiun-“predator”

Në Greqi janë bastisur kompanitë që kanë lidhje me programin spiun “Predator” për të cilin pretendohet se është përdorur në skandalin e përgjimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror grek ERT, në lajmin e tij tha se autoritetet kompetente të Prokurorisë kanë të dhëna që u përkasin personave që kanë lidhje me kompanitë lidhur me programin spiun “Predator” dhe se të dhënat në fjalë janë siguruar nga dokumente të ndryshme dhe dëshmitë e dëshmitarëve.

Theksohet se bastisjet janë kryer ndaj 6 kompanive që mendohet se kanë lidhje me programin spiun. Autoritetet e Prokurorisë do të përcaktojnë hapat që do ndërmarrin më pas në përputhje me informacionet që do të sigurohen si rezultat i bastisjes.

Skandali i përgjimeve në Greqi erdhi në rend dite pasi programi spiun “Predator” u zbulua në muajin prill në celularin e gazetarit grek, Thanasis Koukakis.

Në lajmet në shtypin grek pretendohet se janë “përgjuar” telefonat e shumë politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve të rëndësishëm, përfshirë të tillë si ish-kryeministri Antonis Samaras, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Konstantinos Floros.

Related posts

Qindra mijëra persona largohen nga shtëpitë në Liban pas sulmeve të ushtrisë izraelite

admin

Biden lëshon urdhër që i hap rrugën sanksioneve në Sudan

admin

Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia

admin