RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryparlamentari turk viziton Xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup

kryparlamentari-turk-viziton-xhamine-e-sulltan-muratit-ne-shkup

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij në Shkup ka vizituar Xhaminë e Sulltan Muratit, raporton Anadolu Agency (AA).

Şentop dhe delegacioni shoqërues u informuan nga zyrtarët për xhaminë, e cila u rinovua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), si dhe kullën e Sahatit që ndodhet në oborrin e xhamisë.

Şentop gjithashtu vizitoi edhe ambientet e brendshme të xhamisë.

Pas vizitës në Xhaminë e Sulltan Muratit, Şentop dhe delegacioni i tij vizituan edhe konviktin e femrave “Şule Yüksel Şenler”.

Kryeparlamentari turk vizitoi konviktin dhe u informua nga drejtuesit për aktivitetet e zhvilluara.

Related posts

Trump: ShBA-ja tashmë prodhuesja më e madhe e naftës në botë

Kushtrim Guraj

Covidi pushton Kinën, 88 milionë të infektuar vetëm në një provincë

admin

Sudan, rifillojnë përleshjet pas skadimit të armëpushimit treditor

Muhamet Ramadani