RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia këtë vit mund të regjistrojë nivelin më të ulët historik të lindjeve

japonia-kete-vit-mund-te-regjistroje-nivelin-me-te-ulet-historik-te-lindjeve

Japonia mund të shohë një numër të ulët historik të lindjeve të reja këtë vit, të cilat lidhen me shqetësimet ekonomike dhe shëndetësore si faktorë kryesorë, zbulojnë të dhënat e qeverisë.

Nëse vazhdojnë trendet aktuale, të dhënat paraprake nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se “numri i foshnjave të lindura në Japoni do të bie në një nivel të ulët rekord për shtatë vjet rresht në 2022, duke rënë nën 800 mijë për herë të parë që nga viti 1899 kur qeveria filloi me përpilimin e statistikave të lindjet në vend.

Pandemia e COVID-19 “vazhdon të shkaktojë shtyrje të planeve tek gratë që të mbesin shtatzënë”, raportoi “Kyodo News” të martën.

Të dhënat zbuluan se numri i lindjeve nga janari deri në tetor të këtij viti kishte shënuar rënie me 4.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në 669.871.

“Nëse trendi nuk ndryshon këtë vit, totali vjetor i të sapolindurve në ekonominë e tretë më të madhe në botë, pritet të arrijë në rreth 770 mijë, krahasuar me 811.604 vitin e kaluar”, shton raporti.

Që nga viti 1973, kur numri i lindjeve të reja arriti kulmin në rreth 2.09 milionë, Japonia ka regjistruar rënie të numrit të lindjeve të reja.

Një dekadë më vonë, në vitin 1984, lindjet e reja në Japoni kishin rënë në 1.5 milion ndërsa në vitin 2016, gjithnjë sipas të dhënave, u regjistruan më pak se një milion foshnja të reja. /atsh

Related posts

Rezultatet e regjistrimit, Serbia rreth 500 mijë banorë më pak se në vitin 2011

admin

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së: Bota po bëhet “më e rrezikshme” mes shtimit të konflikteve

Irfan Jahiu

Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

admin