RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miratohet Ligji për Zyrtarët Publikë

miratohet-ligji-per-zyrtaret-publike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, zero kundër dhe 4 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

62 deputetët kanë marr pjesë në votim.

Në mesin e deputetëve të LVV-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë Projektligj.

Mirëpo, kundër miratimit të këtij kanë dalë PDK, LDK dhe AAK.

Sipas tyre, ky Projektligj është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike.

Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë në lexim të dytë edhe Projektligjin për Pagat. Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Related posts

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazh urimi me rastin e Ramazanit

admin

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” të formojnë Qeverinë e re: Unë do të vendos për emërimin e një kryeministri…

admin

Stuhi të forta në Mal të Zi, dy persona humbin jetën! Njëri u godit nga rrufeja, ndërsa tjetri…

admin