RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: Po shqyrtojmë se çfarë armësh shtesë mund t’i ofrojmë Ukrainës

baerbock:-po-shqyrtojme-se-cfare-armesh-shtese-mund-t’i-ofrojme-ukraines

Gjermania do të shqyrtojë se çfarë armësh shtesë mund t’i ofrojë Ukrainës për t’iu kundërvënë sulmeve ruse, pas vendimit të SHBA për të furnizuar një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot, deklaroi ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.

“Pas dorëzimit të Patriot, ne do të shqyrtojmë se çfarë mund të ofrojmë më tej, pasi e dimë se këto sisteme të mbrojtjes ajrore shpëtojnë jetë”, theksoi Baerbock.

Gjermania mendon se raketat Patriot nuk mund të dërgoheshin në Ukrainë, pasi trupat gjermane nuk mund të vendoseshin në territorin ukrainas dhe ukrainasit do të kishin nevojë për trajnim intensiv për t’i përdorur ato.

Gjermania ka dërguar një sistem të ri të mbrojtjes ajrore Iris-T të aftë për të mbrojtur një qytet të tërë. /atsh

Related posts

Katër të vdekur në Itali për shkak të nxehtësisë ekstreme, 25 qytete mbeten në alarm të kuq

Hevzi

Rama, fiks si Berisha në akuza: pse Dritan Goxhaj duhet ta hedhë në gjyq kryeministrin me mendje izraelite

RTI

Ukraina paralajmëron Perëndimin: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re

admin