RTV AHIRETI
Shëndetësi

Disa mënyra efektive si të ndaloni dhimbjet e qafës

disa-menyra-efektive-si-te-ndaloni-dhimbjet-e-qafes

Keni shpesh dhimbje qafa? Kjo ndodh sepse muskujt e qafës janë dobësuar për shkak të qëndrimit tuaj, në aktivitete si shikimi në kompjuter, në rastin më të shpeshtë.

Por si mund të ndalohet kjo dhimbje? Ka disa mënyra, dhe ato i gjeni sa vijon:

Gjumi

Kushtojini vëmendje pozicioneve të gjumit, pasi është e rëndësishme për qafën. Kurrë mos flini me bark, sepse ndodh përdredhja e kokës.

Jastëku i sheshtë

Kur ju mbani jastëk poshtë kokës, qafa bllokohet. Në mëngjes ju ndiheni ndjeni ngurtësi në qafë. Ndaj flini në një jastëk të sheshtë ose pa jastëk fare.

Postura

Postura është shumë i rëndësishëm për shmangien e dhimbjes së qafës. Duke pasur monitorin e kompjuterit përballë dhe jo më lartë syve ose poshtë syve, shmang dhimbjet e qafës. Edhe kur udhëtoni, kujdesuni që të mos e mbani qafën e përkulur gjatë vozitjes.

Tendosja e trupit

Tendosja e trupit është çelësi i lehtësimit të dhimbjes së qafës. Ju mund të aplikoni mënyra të ndryshme të tendosjes së trupit.

Masazh

Masazhi ndihmon në lëvizjen e lëngjeve dhe qetësimin e dhimbjeve të qafës. Nëse ju bëni masazh, dhimbja kalon dhe ditët në vazhdim do të ndiheni më mirë.

Ilaçe

Nëse mënyrat natyrale të ndalimit të dhimbjeve nuk funksionojnë, ju mund të përdorni ilaçe anti-inflamatore.

Related posts

Erëza e karafilit, një vlerë e shtuar në dietën tuaj, lufton problemet shëndetësore!

Muhamet Ramadani

Shtohen sëmundjet SST! Mjekët: Janë shtuar rastet tek të rinjtë, nuk mbrohen

Muhamet Ramadani

Pse i njëjti virus i ftohjes godet më rëndë disa njerëz? Ja roli që luan hunda juaj

Hevzi