RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut hyn në vitin e ri me testim të raketës balistike

koreja-e-veriut-hyn-ne-vitin-e-ri-me-testim-te-raketes-balistike

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer testim të raketës balistike në orët e para të vitit 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa balistike me rreze të shkurtër u lëshua nga rajoni Ryongsong në orën 02:50 me kohën lokale. Raketa balistike e lëshuar në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor) ka përshkuar një distancë prej 400 kilometrash në ajër dhe më pas ka rënë në det.

“Ushtria jonë ruan një gatishmëri të fortë të bazuar në aftësitë për të dhënë përgjigje në mënyrë shumë të fuqishme kundër provokimeve të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e shtabit.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Hamada Yasukazu ka konfirmuar se raketa ka rritur në rreth 100 kilometra lartësi dhe se ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë. Qeveria japoneze, pas testimeve raketore i ka dërguar notë proteste Koresë së Veriut nëpërmjet ambasadës së saj në Pekin.

Agjencia zyrtare Kyodo njoftoi se është e pazakontë për administratën e Koresë së Veriut të kryejë testim raketor në fillim të vitit të ri.

Forcat Amerikane të Indo-Paqësorit (INDOPACOM) njoftuan se testimi tërheq vëmendjen për “efektet destabilizuese” të programit të armëve të paligjshme të Koresë së Veriut.

Japonia dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar se Koreja e Veriut ka kryer testime raketore balistike me rreze të shkurtër edhe në ditën e fundit të vitit 2022.

Related posts

Kina: Realizimi i armëpushimit në Gaza mbetet “prioritet absolut”

rezart morina

Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona në Shqipëri

admin

Publikohet udhëzimi administrativ që zhbllokon situatën në komunat veriore

admin