RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet aplikimi për shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare

hapet-aplikimi-per-shtesa-per-te-gjithe-femijet-deri-ne-moshen-16-vjecare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare.

Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se të gjithë fëmijët e moshës 16 vjeçare nga sot mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.

“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në muajin dhjetor kishte hapur aplikim për shtetas të fëmijëve e lindur nga 1 janari i vitit 2009.

Related posts

QKUK: 55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri

Muhamet Ramadani

Mbledhja e parë e Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, Viktor Orban: Mbrëmë mora ftesën, pas dy javësh takohemi sërish me Trump

admin

Forcat izraelite shtrëngojnë rrethimin në Bregun Perëndimor, bastisin qytetin Qalqilya

Muhamet Ramadani