RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i NATO – Perëndimit: Mos bëni me Kinën, gabimin që bëtë me Rusinë

kreu-i-nato-–-perendimit:-mos-beni-me-kinen,-gabimin-qe-bete-me-rusine

Shefi i NATO-s ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë në Konferencën Norvegjeze.

Stoltenberg u kujton vendeve Perëndimore se sa rëndësi kanë marrëdhëniet tregtare në fuqizimin politik.

Stoltenberg përmend blerjen e gazit rus, pushtimin e Ukrainës dhe bën thirrje për të pasur kujdes me Pekinin.

Situata mes Pekinit dhe Tajvanit prej muajsh është e tensionuar.

“Është e rrezikshme të varesh nga regjimet autoritare.

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur shumë besonin se blerja e gazit nga Rusia ishte thjesht një çështje tregtare, por realiteti është se është çështje politike, ka të bëjë me sigurinë tonë, biznesi është edhe politikë.

Ne nuk duhet ta përsërisim këtë gabim me regjimet e tjera autoritare, aq më pak me Kinën”, tha Stoltenberg. /tiranapost

Related posts

Bagiş: Turqia e aftë për zgjidhje të problemeve

admin

Shoqata palestineze: Izraeli ka burgosur 880 fëmijë palestinezë këtë vit

admin

OBSH klasifikon si kancerogjen ëmbëltuesin e përdorur gjerësisht nga industria e pijeve dhe ëmbëlsirave

admin