RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Akt i patolerushëm” – Presidenca reagon ashpër për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

“akt-i-patolerushem”-–-presidenca-reagon-ashper-per-plagosjen-e-dy-serbeve-ne-shterpce

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.

Në një komunikatë për media, Presidenca këtë ngjarje e ka quajtur “akt të patolerushëm”, shkruan lajmi.net.

“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë”, ka thënë presidenca.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë”, shton Presidenca.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”, thuhet në fund të komunikatës.

Related posts

Rama i drejtohet Kurtit: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

admin

Rama: Kam informata se pas mesnatës, çdo e dyta ose e treta veturë në Prishtinë është e armatosur

Muhamet Ramadani

SHBA miraton shitje të mundshme prej 3 miliardë dollarësh për mbështetjen e avionëve F-15 të Arabisë Saudite

Muhamet Ramadani