RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takohen Lajçak dhe Escobar, bisedojnë për hapat e mëtejmë në dialog

takohen-lajcak-dhe-escobar,-bisedojne-per-hapat-e-metejme-ne-dialog

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka biseduar për hapat e mëtejmë në dialog. Lajçak, në një postim në Twitter, ka thënë mezi pret bashkëpunimin e ngushtë me Escobarin.

“Harta e hapave të mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak sot ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin, me të cilin gjithashtu ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, një ditë më herët, Lajçak dhe Escobar në selinë e NATO-s, kanë zhvilluar një takim të dobishëm me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak.

Related posts

BE shpall konferencën e donatorëve për të mbledhur fonde emergjente për Turqinë dhe Sirinë

admin

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

RTI

“Moska dhe Washingtoni po diskutojnë shkëmbimin e të burgosurve nëpërmjet kanaleve speciale”

Muhamet Ramadani