Lideri i Lëvizjes Sadr në Irak, Muqtada Al-Sadr, bëri thirrje që të mblidhen 1 milion nënshkrime dhe të dërgohen në ambasadën suedeze për të dënuar djegien e Kuranit në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij me shkrim, Al-Sadr kërkoi që imamët të dënojnë “me forcë” djegien e Kuranit në Suedi gjatë lutjeve të Xhumasë dhe që të ngrihet një monument Kurani në qendër të qytetit.
Sadr, i cili kërkoi që të mblidhen 1 milion nënshkrime dhe t’i përcillen ambasadës suedeze me një delegacion të nivelit të lartë, tha se këto hapa nuk do të ishin të nevojshme nëse qeveria e Suedisë brenda 24 orëve do të ndëshkonte ata që kryen këtë veprim.