RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që luftojnë inflamacionet

ushqimet-qe-luftojne-inflamacionet

Inflamacionet janë probleme të shpeshta të trupit. Hulumtimet mbështesin teorinë se inflamacioni në fakt në disa raste mund të jetë diçka e mirë. Pse? Sepse ndihmon trupin të zbulojë dëmtimet ose sëmundjet nga të cilat preket organizmi.

Ushqimet anti-inflamatore janë luftëtarë të përsosur kundër inflamacionit dhe janë në dispozicionin tua, madje më afër nga sa mund të mendoni. Ato zvogëlojnë inflamacionin kronik dhe ju sigurojnë peshë të shëndetshme dhe energji. Shtoni një ose më shumë prej këtyre ushqimeve në vijim në dietën tuaj për të shmangur inflamacionin që mund t’ju shkaktohet në trup.

Speca djegës – Janë një alternativë natyrale për evitimin e inflamacionit në trup. “Capsaicin” i gjendur në specin djegës, pengon enzimën COX- 2, e njohur si shkaku i inflamacionit të zhvillohet.

Molla dhe qepët – Përmbajnë kuercetin që është frenues natyror i shumë alergjive të cilat konsiderohen si shkak i inflamacionit. Mos harroni se kuercetin është i pranishëm në lëvozhgën e mollëve, prandaj rekomandohen të konsumohen sa më shumë.

Ananasi – Fruti tropikal që përmban shumë përbërës anti-inflamator duke minimizuar ënjtjet apo dhimbjet e ndryshme të trupit. Rekomandohet të konsumohet i freskët.

Perimet jeshile – Ju duhet t’i konsumoni ato për shkak të përbërësve alfa acid linoleik dhe omega 3 të cilat i bëjën të ngjashme me vlerat që mund të përmbajë peshku.

Fara dhe arra – Ashtu si perimet me gjethe të errëta dhe këto fara dhe arra përmbajnë omega 3. Evitoni arrat shuam të pjekura, temperatura e tyre shkatërron omega 3.

Related posts

Pini çaj sa më shumë, ja vetitë shëndetësore që ka

admin

Ja pse nuk duhet t’i përdorim më shishet plastike për ujë

admin

Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7

admin