RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i CIA-s viziton Izraelin dhe Palestinën

shefi-i-cia-s-viziton-izraelin-dhe-palestinen

Shefi i CIA-s, William Burns, ka nisur një vizitë të paparalajmëruar në Palestinë dhe Izrael, që përkon me përshkallëzimin e tensioneve mes dy palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Korporata e Transmetimeve Izraelite njoftoi se Burns mbërriti në Tel Aviv të enjten dhe u takua me zyrtarë të lartë izraelitë, duke përfshirë drejtorin e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, David Barnea.

Gjithashtu bëhet e ditur se Burns do të viziton edhe Palestinën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vizita e Burns vjen pas vizitës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, dhe para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Palestinë dhe Izrael, që pritet të zhvillohet hënën dhe të martën.

Të enjten, udhëheqja palestineze, njoftoi ndërprerjen e koordinimit të sigurisë me Izraelin në përgjigje të vrasjes së nëntë palestinezëve dhe plagosjes së 20 të tjerëve, gjatë një ofenzive të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin, në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Administrata amerikane u bëri thirrje të dyja palëve, asaj palestineze dhe izraelite, që të ulin tensionet.

Të enjten, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, kritikoi vendimin e Autoritetit Palestinez për ndërprerjen e koordinimit të sigurisë me Izraelin.

Related posts

Helmim masiv në Budva të Malit të Zi, turistët përfundojnë në spital pasi hëngrën në një restorant

admin

India bëhet gati për misionin historik në Hënë

admin

Policia britanike arreston 5 protestues antimonarkistë përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III

rezart morina