RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmin terrorist në Kudsin Lindor

turqia-denon-sulmin-terrorist-ne-kudsin-lindor

Ministria e Jashtme e Turqisë dënon sulmin terrorist të kryer ndaj një sinagoge në Kudsin Lindor dhe në të cilin kanë humbur jetën disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin terrorist ndaj një sinagoge në një vendbanim të paligjshëm hebre që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

“Dënojmë sulmin terrorist mbrëmjen e 27 janarit në Kuds në të cilin kanë humbur jetën disa persona”, thuhet në deklaratë.

“Jemi të shqetësuar se sulmet të cilat janë shtuar kohët e fundit në rajon do të kthehen në një spirale të re dhune. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe të marrin masat e nevojshme për ndalimin e këtyre ngjarjeve. Shprehim ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën, për qeverinë dhe popullin izraelit si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në një deklaratë policia izraelite bëri të ditur se agresori filloi të hap zjarr me armë pasi mbërriti në një sinagogë në një vendbanim të paligjshëm kolon të emërtuar Neve Yakov i cili ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim. Në sulm humbën jetë 7 persona ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Related posts

Joseph i drejtohet Zelensky: Ju keni fuqinë për ta ndalur agjendën ruse në Ballkan, duke e njohur Kosovën

admin

Francë, grupi i të rinjve “pushton” një pikë karburanti në Paris

admin

SHBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale

admin