Kina ka përsëritur thirrjen e saj për zgjidhje me dy shtete në Palestinë dhe ka theksuar se ulja e tensioneve me bastisjet në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe dhunën në Kudsin Lindor këtë javë është prioritet emergjent, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës thuhet se qeveria e Pekinit ndjek nga afër tensionet në rritje periudhën e fundit mes Izraelit dhe Palestinës dhe se shpreh keqardhje të thellë për humbjet e jetëve të civilëve.
“Kina dënon të gjitha aktet terroriste dhe të dhunës që vendosin në objektiv civilët dhe kundërshton përdorimin e forcës ekstreme. Është prioritet emergjent që të kërkohet nga të gjitha palët dhe kryesisht nga Izraeli që të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajtje për të parandaluar daljen e situatës jashtë kontrollit dhe për të treguar të gjitha përpjekjet e mundshme për të uljen e tensioneve”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se Kina do të vazhdojë të punojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme ndaj problemit palestinez.
“Konflikti Izrael-Palestinë përsëritet vazhdimisht sepse ndaj problemit nuk është gjetur zgjidhje me dy shtete dhe sepse është refuzuar kërkesa legjitime e popullit palestinez për të formuar shtet të pavarur. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa të fuqishëm për krijimin e kushteve për vazhdimin e negociatave mes Palestinës dhe Izraelit”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.
Tensionet në rajon u rrit sërish pasi ushtria izraelite vrau 9 palestinezë në bastisjen që kreu më 26 janar në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim.
Pas bastisjeve në Jenin, tensionet në Kudsin Lindor u përshkallëzuan. Më 27 janar humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë në një sulm me armë ndaj një njësie të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Edhe dje u plagosën 2 izraelitë, njëri prej tyre rëndë në sulmin me armë që u krye në lagjen Silwan në afërsi të zonës së Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.