RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pjetër Shalës i vazhdohet masa e paraburgimit

pjeter-shales-i-vazhdohet-masa-e-paraburgimit

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, me anë të së cilit, Pjetër Shalës ia ka vazhduar masën e paraburgimit.

Trupi gjykues ka arritur në konkludim se ekzistojnë arsye që rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme, vazhdon të ekzistojë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Related posts

Shqipëria së shpejti do ta shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

RTI

Kosovë, veteranët e luftës të vendosur në vazhdimin e protestave edhe pas takimit me presidenten Osmani

admin

Kurti në telefonatë me Sarrazinin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve

Muhamet Ramadani