RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

ndertesa-e-qeverise-se-kosoves-ndricohet-me-flamurin-e-turqise

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë.

Derisa sot kryeministri Albin Kurti, në mbledhje të Qeverisë tha se ndërtesa e Qeverisë së Kosovës do të marrë ngjyrat e flamurit turk në shenjë nderimi për të gjitha viktimat që humbën jetën nga tërmeti.

Përmes një njoftimi, Qeveria ka shkruar se luten për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe shtetit turk.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në postimin e Qeverisë në Facebook.

Related posts

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

RTI

Izraeli shkatërroi Xhaminë e Madhe Omari të shekullit XIV në Gaza

Muhamet Ramadani

Rama shpall fitoren: Fitoi kultura demokratike mbi personalitetin

Muhamet Ramadani