RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një person në një aksident në Drenas

vdes-nje-person-ne-nje-aksident-ne-drenas

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10, në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se personi i cili ka marr lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

Related posts

Australia Perëndimore shfuqizon ligjin e “Trashëgimisë Kulturore të Aborigjenëve”, që ishte në fuqi vetëm 5 javë

admin

Republika e Kosovës feston 15-vjetorin e pavarësisë

admin

Bie niveli i ujit në lumin El-Iz të Irakut, ngordhin mijëra peshq – VIDEO

Muhamet Ramadani