RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Gruaja shtatzënë shpëtohët pas 115 orëve – VIDEO

gruaja-shtatzene-shpetohet-pas-115-oreve-–-video

Gruaja shtatzënë e varrosur nën rrënoja në lagjen Nurdağı të Gaziantep u shpëtua nga ekipet pas 115 orëve

AFAD, ekipet e operacioneve speciale të policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të OJQ-ve të ndryshme punuan në rrënojat e apartamentit Zeynep në rrugën Hilmi Kutlubay.

Me të dëgjuar zërin, ekipet janë fokusuar te rrënojat dhe kanë komunikuar me shtatzënën Zahide Kaya, e cila ndodhej nën rrënoja. Shkëmbi u hoq nga rrënojat si rezultat i punës së bërë.

Kayës, e cila u shpëtua në orën e 115 të tërmetit, së pari iu dha serum dhe oksigjen pastaj u dërgua në spital me ambulancë.

Të afërmit e Kaya-s u përqafuan dhe falënderuan guvernatorin e Sirnakit, Osman Bilgin, i cili ndodhej në zonë.

Rreth një orë më parë u shpëtua edhe vajza 6-vjeçare e Zahide Kaya, Kübra.

Related posts

Ambasada amerikane paralajmëron për sulme ruse përpara Ditës së Pavarësisë së Ukrainës

admin

Rindërtohet xhamia dhe mejtepi “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Dunav

admin

Koloni izraelit godet me automjet një palestinez në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani