RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion policor antidrogë në veri të Mitrovicës

aksion-policor-antidroge-ne-veri-te-mitrovices

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor antidrogë në veri të Mitrovicës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga policia.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.

“Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren”, thuhet në njoftim

Related posts

“Google” po përgatit një epokë të re në e-mail: Tani kushdo mund ta ndryshojë adresën e tij në Gmail dhe…

admin

Turqi, 9881 viktima të tërmetit vazhdojnë të marrin trajtime në vend

admin

OKB: Izraeli po bllokon dërgimin e ndihmave ushqimore në Gaza

Muhamet Ramadani