RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Specialja pranon edhe 84 viktima në rastin Thaçi dhe të tjerët

specialja-pranon-edhe-84-viktima-ne-rastin-thaci-dhe-te-tjeret

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara, ka nxjerrë vendimin e pestë për pjesëmarrjen e viktimave në rastin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ky trup, tashmë ka pranuar 84 aplikantë të rinj në procedurë si viktima pjesëmarrëse.

Të njëjtit do të përfshihen në grupin ekzistues të viktimave, (Grupi 1 me 53 viktima pjesëmarrëse të pranuara më parë) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti avokat për viktimat.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave pjesëmarrëse në këtë rast në 137.

Derisa janë 86 kërkesa tjera të cilat janë refuzuar.

Kujtojmë se trupi gjykues, me rekomandim të mbrojtjes dhe me pajtim të prokurorisë, ka marrë vendim që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nis më 4 prill

Related posts

KGJK e KPK i reagojnë Kurtit: Shteti t’i strehojë viktimat, të mos mbesin në mëshirën e organizatave jo-qeveritare

admin

Sulmi rus në Odesa shkaktoi 20 viktima, Zelensky zotohet se do të kundërpërgjigjet

admin

Zëvendëskomandanti i FSK-së pret në takim komandantin e kontingjentit turk, flasin për mundësinë e bashkëpunimit

admin