RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një ditë pas nisjes së restaurimit, digjet gjimnazi i parë i Ferizajt

nje-dite-pas-nisjes-se-restaurimit,-digjet-gjimnazi-i-pare-i-ferizajt

Gjimnazi i parë i Ferizajt, i njohur si “Gjimnazi i Vjetër” është djegur në mëngjesin e së martës. Ky objekt është në mbrojtje të shtetit si trashëgimi kulturore, kanë bërë të ditur nga Komuna.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, ka thënë për KOHËN se objekti ka nisur të restaurohej të hënën.

“Objekti është gjimnazi i parë i qytetit të Ferizajt. Qeveria e ka futur në projektbuxhet dhe është thënë se do të restaurohej. Restaurimi ka nisur të hënën, por më pas është djegur”, ka deklaruar ai.

Nga Policia e Kosovës i thanë KOHËS se zjarri i shkaktuar në rrugën “Ramadan Rexhepi”, është lokalizuar dhe pos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkolle të vjetër, jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të Policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin policor.

Related posts

Muzeu i Aparteidit, udhëtim rrëqethës në të kaluarën e trishtë të Afrikës së Jugut

admin

I digjet vetura me targa të Serbisë një personi në Mitrovicë

admin

Ukraina deri në fund të vitit 2022 pret të marrë 12 deri në 16 miliardë dollarë nga partnerët perëndimorë

admin