RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtuese të Shërbimit Informativ në Shqipëri

rama-propozon-ish-zevendesdrejtoreshen-e-aki-se-ne-kosove-si-drejtuese-te-sherbimit-informativ-ne-shqiperi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paraqitur presidentit Bajram Begaj, propozimin që ish zv. drejtoreshën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Vlora Hyseni, ta emërojë drejtoreshë të shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Vlora Hysenit drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Hyseni në qershor të vitit 2021 ishte shkarkuar nga posti i zv. drejtoreshës së AKI-së.

Vendimi ishte marr nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Hyseni në këtë pozitë ishte emëruar në shkurt të vitit 2019. Ajo ishte emëruar nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj, për një mandat pesëvjeçar.

Related posts

Baykar dhe Leonardo do të prezantojnë përparimin në bashkëpunimin për luftën ajrore të së ardhmes

Muhamet Ramadani

Lufta në Sudan, gjenerali Burhan përjashton bisedimet e paqes

Muhamet Ramadani

“Asnjë mirënjohje nga udhëheqja ukrainase!”- Bisedimet në Gjenevë për paqen dhe kritikat nga Trump, reagon Zelensky: Falenderime për çdo lider që na mbështet

admin