RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 10 milionë fëmijë në Sahel kanë nevojë për ndihmë humanitare – VIDEO

unicef:-10-milione-femije-ne-sahel-kane-nevoje-per-ndihme-humanitare-–-video

Dhjetë milionë fëmijë në Burkina Faso, Mali dhe Niger, kanë nevojë për ndihmë humanitare, kryesisht për shkak të intensifikimit të konfliktit, ndërsa rreth katër milionë fëmijë janë në rrezik në vendet fqinje për shkak të armiqësive midis grupeve të armatosura dhe forcave të sigurisë kombëtare që shtrihen përtej kufijve, sipas raportit të UNICEF.

“Viti 2022 ishte veçanërisht i dhunshëm për fëmijët e Sahelit qendror. Të gjitha palët në konflikt duhet të ndalojnë urgjentisht sulmet kundër fëmijëve, shkollave të tyre, qendrave shëndetësore dhe shtëpive të tyre”, tha Marie-Pierre Poirier, drejtoreshë Rajonale e UNICEF-it për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.

Në Burkina Faso, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri i fëmijëve të vrarë në nëntë muajt e parë të vitit 2022 është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. /atsh

Related posts

3 vjet nga vrasja e George Floydit, Biden thirrje Kongresit për reforma policore

rezart morina

Gaza, disa të vdekur dhe të plagosur nga kutitë e ndihmave të hedhura nga ajri

admin

Lu’fta në Ga’za, Sunak: Marrëveshja për armëpushim, i mirëpritur

admin