RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra portugezë marshojnë për rritjen e pagave

mijera-portugeze-marshojne-per-rritjen-e-pagave

Mijëra njerëz marshuan të dielën në Lisbonë për të kërkuar paga më të larta dhe masa të tjera për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës.

Marshimi, i thirrur nga CGTP, konfederata kryesore e sindikatave të vendit, erdhi një ditë pas grevës mbarëkombëtare të nëpunësve civilë në mbështetje të rritjes së pagave.

Sindikatat i kërkojnë qeverisë të zbatojë një paketë masash kundër varfërisë, duke përfshirë kontrollin e çmimeve të nevojave bazë dhe ndërhyrje për të kufizuar rritjen e qirave dhe koston e kredive për pasuri të paluajtshme.

Në vitin 2022, inflacioni arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 30 vjet.

Sekretarja e përgjithshme e CGTP Isabel Camarinha i tha turmës se donte rritje të pagave me të paktën 10%, mbi normën e inflacionit dhe jo më pak se 100 euro rritje për të gjithë punëtorët. /atsh

Related posts

Sulmi ndaj Izraelit, Irani: Kemi goditur 80% të objektivave me 200 raketa

admin

Kurti: Këtë Kurban Bajram le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë

Muhamet Ramadani

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar do të takohet me Cameron

Muhamet Ramadani