RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, rritet në 50.096 numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese

turqi,-rritet-ne-50.096-numri-i-te-vdekurve-nga-termetet-shkaterruese

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur në 50.096, njoftoi zyrtari i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive, raporton Anadolu.

Yunus Sezer, kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tha se 107.204 njerëz u plagosën.

Më 6 shkurt, dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Related posts

Aksident rrugor në Itali, 6 të vdekur dhe 34 të plagosur

RTI

Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e sigurisë

admin

Forcat izraelite vrasin pesë palestinezë në një sulm në Xheriko

Muhamet Ramadani