RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë

sulmohet-nje-zyrtar-policor-ne-jarinje

Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se edhe në veri të vendit tonë, si në çdo cep të Republikës së Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie që cenon rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare.

Related posts

Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet e Kosovës

Muhamet Ramadani

U vranë 45 palestinezë, sulmet ajrore të Izraelit në Rafah me armë të furnizuara nga SHBA

admin

Incidentet mes anijeve dhe avionëve të dy fuqive ushtarake në Paqësor, SHBA-Kinë bisedime në Havaji! Çfarë u diskutua dhe a do të qetësohen marrëdhëniet mes tyre

admin