RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite penguan një numër palestinezësh të hynë në xhaminë Al-Aksa – VIDEO

forcat-izraelite-penguan-nje-numer-palestinezesh-te-hyne-ne-xhamine-al-aksa-–-video

Forcat izraelite penguan kalimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Kuds, të cilët synonin të falnin namazin e parë të xhumasë në Ramazanin e këtij viti, lutjen e përbashkët të rregullt të muslimanëve të premteve në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite dërguan përforcime në pikat e kontrollit dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinezëve.

Palestinezi Abdulaziz al-Asad, 60-vjeç tha se ai ishte përpjekur disa herë të kalonte përmes pikës së kontrollit Kalandiya në Kuds.

Sipas tij, pasi kanë kontrolluar identitetin e tij, ushtarët nuk e kanë lejuar të kalojë postbllokun për shkak “të masave të sigurisë”.

“Ajo që po ndodh këtu është kufizimi i lëvizjes dhe ndalimi i adhurimit. Ky është fakti që ne jemi nën okupim”, tha Asad.

Sipas vendimit të marrë më 20 mars, Izraeli vendosi një kufi moshe për palestinezët për të marrë pjesë në namazin e xhumasë në Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Aty thuhej se gratë palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe burrat palestinezë mbi moshën 56-vjeç mund të vijnë pa leje në Kudsin Lindor për namazin e Xhumasë në Al-Aksa.

Burrat palestinezë midis moshës 45 dhe 55-vjeç duhet të marrin leje të posaçme për të hyrë në xhaminë Al-Aksa.

Po ashtu u bë e ditur se gratë mbi 50-vjeç dhe burrat mbi 55-vjeç, përfshirë palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës, mund të vizitojnë Kudsin nga e diela deri të enjten.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar u duhet leje e posaçme për të vizituar vendet e shenjta si xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Për të dalë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, palestinezët duhet të përdorin një nga 23 pikat e kontrollit përgjatë murit mbrojtës.

Related posts

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin! Ja çfarë i kërkova

admin

Raport: 96 për qind e banorëve të Ga’zës përballen me nivele ek’streme të urisë

Muhamet Ramadani

1.4 milionë njerëz në Gaza pritet të përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore deri në fund të vitit

Muhamet Ramadani