RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: 96 për qind e banorëve të Ga’zës përballen me nivele ek’streme të urisë

raport:-96-per-qind-e-banoreve-te-ga’zes-perballen-me-nivele-ek’streme-te-urise

Vlerësimi i fundit i sigurisë ushqimore në Gaza ka zbuluar se 96 për qind e njerëzve përballen me “nivele ekstreme të urisë”, ndërsa gati gjysmë milioni njerëz janë në kushte katastrofike, transmeton Anadolu.

Në shifrën e fundit, raporti i Klasifikimit i Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC) tregoi se 96 për qind e popullsisë përballet me nivele ekstreme të urisë në Rripin e Gazës, ku më shumë se 37.600 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga sulmi i 7 tetorit.

Raporti zbuloi se rreth 2,13 milionë njerëz në të gjithë Rripin e Gazës u përballën me nivele të larta të pasigurisë ushqimore akute të klasifikuara në IPC si faza e tretë ose më lart midis 1 majit dhe 15 qershorit, përfshirë rreth 343 mijë njerëz që përjetuan pasiguri ushqimore katastrofike të fazës së pestë.

Në përgjigjen e tij ndaj këtyre shifrave, Programi Botëror i Ushqimit deklaroi se kjo tregon rëndësinë kritike të qasjes së qëndrueshme në të gjitha zonat e Gazës.

“Raporti i Integruar i Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC) për Gazën përshkruan një pamje të zymtë të urisë së vazhdueshme, duke zbuluar se 96 për qind e popullsisë po përballet me pasiguri akute ushqimore në nivele më të larta se kategoria e tretë, me pothuajse gjysmë milioni njerëz në kushte katastrofike​​”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë.

Related posts

Organizata humanitare alarmon për rritjen e varfërisë në Francë

admin

Festa në Beograd për Pavarësinë e Kosovës çmend mediumet serbe

rezart morina

Vdes një person pasi u vetaksidentua në Baicë të Istogut

admin