Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u takua në qytetin Xhide me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, Bin Salman dhe Sisi u takuan për syfyr në qytetin Xhide dhe diskutuan mbi forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Në takim u vlerësuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, hapat e hedhur lidhur me këto zhvillime dhe çështjet me rëndësi të përbashkët.
Gjithashtu në takim morën pjesë nga pala saudite, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Musaad bin Mohammed Al-Aiban dhe ministri i Shtetit, Issam bin Saad bin Saeed, si dhe nga pala egjiptiane kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel.
Presidenti egjiptian mbërriti në qytetin Xhide të Arabisë Saudite për të kryer një takim për disa orë me Bin Salman.
SPA ka vënë në dukje se pas takimit dypalësh në Xhide, presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi, është larguar nga vendi.