RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi i kurorës saudite diskuton me presidentin egjiptian mbi forcimin e bashkëpunimit

princi-i-kurores-saudite-diskuton-me-presidentin-egjiptian-mbi-forcimin-e-bashkepunimit

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u takua në qytetin Xhide me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, Bin Salman dhe Sisi u takuan për syfyr në qytetin Xhide dhe diskutuan mbi forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në takim u vlerësuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, hapat e hedhur lidhur me këto zhvillime dhe çështjet me rëndësi të përbashkët.

Gjithashtu në takim morën pjesë nga pala saudite, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Musaad bin Mohammed Al-Aiban dhe ministri i Shtetit, Issam bin Saad bin Saeed, si dhe nga pala egjiptiane kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel.

Presidenti egjiptian mbërriti në qytetin Xhide të Arabisë Saudite për të kryer një takim për disa orë me Bin Salman.

SPA ka vënë në dukje se pas takimit dypalësh në Xhide, presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi, është larguar nga vendi.

Related posts

KFOR-it në Merdare i dorëzohet kërkesa për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë

admin

Maqedoni e Veriut, reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa rajone të vendit

Muhamet Ramadani

Mitsotakis: Të gjitha qeveritë greke kanë përgjegjësi për aksidentin hekurudhor

Muhamet Ramadani