RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për shkak të sulmeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa

obi-do-te-mbaje-takim-te-jashtezakonshem-per-shkak-te-sulmeve-te-izraelit-ne-mesxhid-al-aksa

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) do të mbajë takim të jashtëzakonshëm më 8 prill për të diskutuar sulmet e forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga OBI thuhet se organizata do të takohet në nivel të anëtarëve të përhershëm të shtunën, pas thirrjes palestineze dhe jordaneze kundër sulmeve dhe bastisjeve të forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa.

Në deklaratë thuhet se në takim do të diskutohet për bastisjet e forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa dhe sulmi ndaj xhematit duke falur namazin. Po ashtu thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t Hussein Ibrahim Taha do të mbajë një fjalim dhe do të vlerësojë sulmet në Mesxhid al-Aksa dhe ngjarje të tjera të rrezikshme në territoret palestineze.

Kujtojmë se ndërhyrja e forcave izraelite kundër besimtarëve në Mesxhid al-Aksa duke përdorur dhunën për dy ditë ka rritur tensionin në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në rajon.

Palestinezët u strehuan në xhaminë Kibla në Aksa pas namazit të teravisë, pasi kolonët fanatikë kërkuan bastisje në Mesxhid Al-Aksa për shkak të festës “Pesah” të hebrenjve dhe sakrificave aty.

Gjatë bastisjes së forcave izraelite në Mesxhid Al-Aksa, pamjet në xhaminë Kibla duke ndërhyrë me dhunë dhe duke rrahur njerëzit aty, shkaktuan reagim ndërkombëtar.

Policia izraelite ndërhyri në xhaminë Kibla duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj, duke e kthyer xhaminë e shenjtë në një zonë lufte.

Më shumë se 400 palestinezë që u strehuan në xhaminë Kibla u arrestuan.

Related posts

​Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në KiE

rezart morina

Austri, policia ndërhyn ndaj protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Vjenës

RTI

Dyshohet se sulmoi një zyrtar policor, Rusia ndalon shtetasin amerikan

admin