RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria italiane planifikon masa për të luftuar thatësirën dhe mungesën e ujit

qeveria-italiane-planifikon-masa-per-te-luftuar-thatesiren-dhe-mungesen-e-ujit

Qeveria e Italisë ka planifikuar të luftojë thatësirën dhe mungesën e ujit me masa konkrete, sipas një dekreti të miratuar dje në mbrëmje.

Planet e kabinetit të kryeministres, Giorgia Meloni përfshijnë emërimin e një komisioneri me përgjegjësi të mëdha, si dhe ngritjen e një komiteti për të monitoruar procesin.

Në planin afatgjatë, masat synojnë të rrisin vëllimin e rezervuarëve që mund të përdoren dhe të zgjerojnë basenet e depozitimit të ujërave të shiut për qëllime bujqësore.

Përdorimi i ujërave të zeza, gjithashtu duhet të rritet dhe qeveria po kërkon të promovojë zgjerimin e impianteve të shkripëzimit.

“Komiteti ka për qëllim të gjurmojë ecurinë e masave, të cilat konsiderohen të nevojshme për të trajtuar krizën e ujit në Itali”, sipas dekretit.

Verën e kaluar, kryesisht rajonet veriore të vendit u prekën nga thatësira e madhe, duke shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë sektorin e bujqësisë.

Në disa rajone u shpall një emergjencë thatësire dhe u morën masa për menaxhimin e ujërave.

Dyshohet se situata mund të përkeqësohet këtë vit, pasi Italia ka raportuar tashmë probleme me mungesën e ujit. /atsh

Related posts

Bislimi: Përmbajtja e raportit rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës

admin6

Kosova në rrugën drejt anëtarësimit, a e ka Asociacioni “çelësin” e Këshillit të Evropës?

admin

Stoltenberg: NATO parashikon një ofensivë të madhe ruse në Ukrainë në pranverë

admin