Një vrasje në tentativë ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Dikush kishte shtënë me armë në drejtim të një veture ku ishte viktima. Ai i ka thënë Policisë se i dyshuari mund të jetë një person me të cilin mosmarrëveshje.
Në veturë janë gjetur shenjat e katër predhave të cilat janë gjuajtur.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.