Volodymyr Zelensky shtroi iftar për myslimanët, të cilët shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës. Përveç ushtarëve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik ndërsa presidenti ukrainas deklaroi se kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës.
Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, pohoi ai. Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur, të cilën çdo kush e dëshiron.
Zelensky shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja. /abcnews
#Zelensky April 8
“Ukraine values every person, values every community. Ukraine is grateful to the Muslims of our country and everyone in the world Muslim community who, on an equal footing with us, seeks peace and protection from evil.We are all united by faith. And perhaps,… pic.twitter.com/Yy5BDlBy6K
— Oriannalyla (@Lyla_lilas) April 8, 2023