RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamburgu ngre alarmin pas shpërthimit të zjarrit – VIDEO

hamburgu-ngre-alarmin-pas-shperthimit-te-zjarrit-–-video

Policia ka paralajmëruar qytetarët e Hamburgut, në Gjermani, që të mbyllin dritaret pas shpërthimit të një zjarri të madh që përfshiu disa depo, dhe bëri që tymi i zi i mbushur me kimikate të përhapej në qytet.

Agjencia e lajmeve gjermane, Dpa, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 04:30 në Hamburg, në qarkun Rotenburgsort, që gjendet në qytetin e dytë më të madh gjerman. Më pas tymi u përhap drejt qendrës së qytetit, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit të trenave në distanca të gjata mes Hamburgut dhe Berlinit, si dhe qyteteve të tjera.

Po ashtu, përmes një aplikacioni në telefon është lëshuar një alarm duke këshilluar qytetarët e Hamburgut që të mbyllin dritaret, të fikin aparatet për ventilimin e ajrit dhe të shmangin zonën ku ka shpërthyer zjarri.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga shpërthimi i zjarrit.

Transmetuesi publik, NDR tha se në depot ku shpërtheu zjarri ka pasur kontejnerë me sulfur hidrogjeni, një substancë toksike që mban erë të keqe. Kjo ka detyruar zjarrfikësit dhe policët që kanë dalë në vend të ngjarjes, të vendosin maska të frymëmarrjes. /rel

Related posts

Bangladeshi kritikon Indinë për lejimin e ish-kryeministres Hasina të flasë publikisht

Kushtrim Guraj

Policia franceze bastisi Institutin e Botës Arabe në hetimin e lidhur me Epstein ndaj Jack Lang

Kushtrim Guraj

Turqia ka shpenzuar gjatë 3 viteve të fundit mbi 91 miliardë dollarë për zonat e goditura nga tërmeti

Hevzi