RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jasharaj: Arsimi në Kosovë është i goditur edhe nga rënia e numrit të nxënësve

jasharaj:-arsimi-ne-kosove-eshte-i-goditur-edhe-nga-renia-e-numrit-te-nxenesve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e sheh si shqetësues natalitetin në vend dhe ikjen e mësimdhënësve nga vendi. Për këtë të fundit, thotë për se aktualisht nuk është problem por që me kalimin e viteve mund të sjellë pasoja të mëdha për arsimin në Kosovë. Shqetësuese e sheh edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Jasharaj e Qehaja kërkuan nga Qeveria që të reflektojnë në këtë drejtim.

Jasharaj ka thënë se shkaku i zhgënjimit nga Ligji i Pagave, mund të shkojë numrin e mësimdhënësve që të largohen nga Kosova. Krahas pakënaqësisë me Ligjin e Pagave, kreu i SBASHK-ut tha se ka zhgënjim edhe me paralajmërimet për ritestim të mësimdhënësve

“Të iu them të vërtetën arsimi i Kosovës është goxha i goditur me këtë, me dy goditje edhe me mungesën e natalitetit por edhe me ikjen fatkeqësisht të pjesës më vitale në Kosovë, e them jemi të goditur tek numri gjithmonë e më i shprehur i rënies së numri të nxënësve, tek personeli mësimor nuk kemi shifra por po të ishte prezente në numër të madh do ta kishim këtë alarm, ka lëshime individuale që në tërësinë e 23 mijë e sa janë nuk është alarmante, por duke u bazuar në zhgënjimin nga Ligji i Pagave duke u bazuar në presionet që vazhdimisht iu bëhen me fjalë, nganjëherë qofshin ose mos qofshin lajme të vërteta jo testi, duke ua vënë në pikëpyetje arritjet që i kanë bërë në fakultet”, thotë Jasharaj.

Ndonëse aktualisht nuk e sheh shqetësuese largimin nga Kosova, Jasharaj ka një brengë tjetër.

Thotë se në Kosovë ka filluar të bie numri i nxënësve. Ai thotë se është rrezik që të mbyllet ndonjë shkollë si mungesë e nxënësve.

“Nataliteti është se do të na krijojë probleme në të ardhmen, është një rrezik për krejt Kosovën dhe do të na qesë në hall në të ardhmen e afërt me mbyllje të paraleleve, me mbyllje të ndonjë shkolle, pastaj shteti dhe ne duhet të kemi kujdes se këta njerëz nuk mund t’i hedhim në rrugë, nga ana tjetër po them duke parë një zhgënjim të mësimdhënësve me Ligjin e Pagave duke parë një presion të vazhdueshëm që iu bëhet, një fyerje publike që iu bëhet madje kemi deklarata të individëve që Qeveria nuk distancohet se po prodhojmë analfabetë se këta nuk janë punëtorë të mirë, mësimdhënësi në të ardhmen e afërt duke parë pagën e tij që nuk është në nivel, duke parë gjithë këtë presion dhe kërkesat që iu bëhen pa iu ofruar kushte pune, ata mund të vendosin ose ta ndërrojnë profesionin brenda Kosovës, ose më e keqe se kjo t’i marrin familjet si shumë të tjerë dhe të shkojnë jashtë, për të bërë punë çfarëdo po për një jetë më të mirë”, thotë Jasharaj.

Ndryshe nga kryesindikalisti po e sheh Rinor Qehaja, drejtor në Institutin “EdGuard”.

Thotë se afër 2 mijë mësimdhënës janë brenda sistemit të punës e qindra të tjerë në pritje për t’u rekrutuar për mësimdhënës.

“Unë rikujtoj që kemi një tepricë të mësimdhënësve në mbi 2 mijë sosh të cilët veç janë brenda sistemit dhe paguhen për punën që nuk e bëjnë dhe të njëjtën kohë që kemi qindra mijëra të tjerë të cilët janë në pritje për rekrutim si mësimdhënës. Sikur dhe që kemi plotë të diplomuar që i shtohen komunitetit të mësimdhënësve çdo ditë nga Fakulteti i edukimit të gjitha institucioneve publike ne vend. Pra nuk është problem aktual që do të mund të na cenonte diçka por nëse trendët e tjera vazhdojnë dhe jo vetëm migrimi si faktor por edhe pastaj pakënaqësi në profesion padyshim që në atë rast do të duhej të kishim një reagim shumë të fuqishëm institucional që për me bërë mësimdhënien më atraktive”, u shpreh Qehaja

Qehaja ka kritika për mungesë të reagimit institucional për rënien e numrit të nxënësve.

“Numri në rënie i nxënësve nuk është befasues, pra ka projeksione statistikore nga Agjencia e Statistikave për vite më radhë që na thërrasin për këtë. Ajo çka është befasuese është mungesa e një reagimi institucional për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe strategjike për këtë problematikë. Ajo zgjidhje vjen kur pikë së pari kemi një analizë të të dhënave, pra një evidencë se cili është numri i saktë i nxënësve në shkollat tona, cili është numri i saktë karshi numrit të mësimdhënësve , karshi hapësirave shkollore dhe vetëm atëherë mund të krahasojmë me projeksione statistikore demografike për me ardh tek një dokument nacional që do të na jepte një rrugëtim mbi strukturimin e shkollave në nivel vendi”, ka shtuar Qehaja.

Related posts

Blinken takon Guterresin, diskutojnë për arritjen e armëpushimit “pa vonesë” në Gaza

rezart morina

Sveçla: Policia serbe ka arrestuar Drejtorin e Administratës së Komunës së Leposaviqit

rezart morina

Detaje të reja se si humbi jetën në Valbonë mërgimtari kosovar

admin