RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrjedhin dokumente sekrete të Pengatonit: Serbia dërgoi armë në Ukrainë

rrjedhin-dokumente-sekrete-te-pengatonit:-serbia-dergoi-arme-ne-ukraine

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, së fundmi ka mohuar se ata kanë dërguar armë në Ukrainë apo Rusi.

Serbia, i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit, ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose tashmë i ka dërguar.

Dokumenti, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe furnizim me pajisje ushtarake ose armë, ishte mes dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të publikuara në internet javët e fundit, në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.

I titulluar “Evropa, Përgjigjja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.

Dokumenti tregoi se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por u zotua të dërgonte pajisje ushtarake ose i kishte dorëzuar tashmë ato. Gjithashtu, thuhet se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për të furnizuar Ukrainën me armë në të ardhmen, raporton Reuters. Dokumenti është shënuar me SECRET dhe NOFORN, i cili ndalon shpërndarjen e tij për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe ushtarive.

Data në dokument është 2 mars dhe mban vulën e Shtabit të Përbashkët.

Pentagoni nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të Reuters-it në lidhje me përmendjen e Serbisë në dokument dhe më parë ka refuzuar të komentojë ndonjë nga dokumentet e zbuluara.

Qeveria e Vuçiqit shprehu neutralitet për luftën në Ukrainë, pavarësisht lidhjeve të gjata historike, ekonomike dhe kulturore të Serbisë me Rusinë.

“Nëse ky dokument është i saktë, ai ose tregon dyfytyrësinë e Vuçiqit në raport me Rusinë, ose ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë”, tha Janusz Bugajski, një ekspert për Evropën Lindore nga Fondacioni Jamestown, një institut i politikës së jashtme.

Departamenti i Drejtësisë po heton rrjedhjen, ndërsa Pentagoni po vlerëson dëmin e sigurisë kombëtare të ShBA-së. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, së fundmi ka mohuar se ata kanë dërguar armë në Ukrainë apo Rusi. “Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase ose ruse, as vendet që e rrethojnë atë konflikt”, delklaroi Vuçeviq.

Ndryshe, ai theksoi se Serbia u shet armë palëve të treta, të cilat janë larg konfliktit dhe nuk kanë lidhje me të. /trt

Related posts

Koka e derrit hidhet në çatinë e xhamisë së Mançesterit të Madh

admin

Kina akuzon Uashingtonin se dëshiron të krijojë një ‘NATO’ të re në Azi

admin

Kurti flet në Vjenë për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

rezart morina