RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meksikë, në rimorkion e një kamioni të braktisur gjenden 209 emigrantë

meksike,-ne-rimorkion-e-nje-kamioni-te-braktisur-gjenden-209-emigrante

Në rimorkion e një kamioni të braktisur në shtetin federal meksikan Veracruz janë gjetur 209 emigrantë të paligjshëm, transmeton Anadolu.

Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) njoftoi se kishin gjetur një numër të madh emigrantësh në një rimorkio kamioni në autostradën Villahermosa-Coatzacoalcos në qytetin Nuevo Teapa.

Forcat meksikane të sigurisë ndërhynë për të shpëtuar të gjithë emigrantët nga mbytja pas telefonatave se nga kamioni i braktisur dëgjohen ulërima dhe të qara.

Emigrantët e gjetur ishin me origjinë nga Guatemala, El Salvadori, Ekuadori dhe Hondurasi.

Policia hapi rimorkion dhe shpëtoi emigrantët, 23 prej të cilëve u shtruan në spital për shkak të dehidrimit dhe mungesës së oksigjenit, përfshirë disa fëmijë.

Vitin e kaluar, forcat meksikane kapën 2,76 milionë emigrantë që përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve meksikane, llogaritet se në Meksikë jetojnë rreth 8,76 milionë emigrantë pa dokumente.

Shumë emigrantë, të cilët prej vitesh kanë ikur nga vendet e Amerikës Qendrore, po përpiqen të kalojnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës.

Related posts

Dogana parandalon kontrabandën me mish, që vinte ilegalisht nga Serbia

Muhamet Ramadani

Evropa duhet të përgatitet, Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin

admin

Çitaku: Prokuroria t’i hetojë korrupsionin dhe skandalet e Qeverisë

admin