RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 400 migrantë humbën jetën gjatë T1 2023

okb:-mbi-400-migrante-humben-jeten-gjate-t1-2023

Mbi 400 migrantë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun Qendror në tremujorin e parë të 2023, tre muajt më vdekjeprurës të regjistruar që nga viti 2017, tha Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM).

Sipas Projektit të Migrantëve të Zhdukur të IOM-it, nga janari deri në mars të këtij viti u dokumentuan 441 vdekje të migrantëve, numri më i lartë i vdekjeve që nga viti 2017, kur u regjistruan 742 viktima.

Organizata tha të mërkurën se rritja e numrit të vdekjeve vjen mes raporteve për vonesa të grupeve të shpëtimit të udhëhequra nga qeveritë dhe pengesa të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit nga anijet e drejtuara nga OJQ-të.

IOM ia atribuoi vdekjen e të paktën 127 personave vonesave të grupeve të shpëtimit të udhëhequra nga shteti, për gjashtë incidente, ndërsa një mungesë e plotë e përgjigjes në një incident tjetër rezultoi në vdekjen e të paktën 73 personave.

“Kriza e vazhdueshme humanitare në Mesdheun qendror është e patolerueshme”, tha drejtori i përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.

“Me mbi 20 000 vdekje të regjistruara që nga viti 2014, besoj se këto vdekje janë normalizuar. Shtetet duhet të përgjigjen. Vonesat dhe boshllëqet në SAR, kërkimin dhe shpëtimin, të udhëhequr nga shteti po kushtojnë jetë njerëzish”, tha Vitorino. /atsh

Related posts

Presidenti Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe

rezart morina

Përparim Rama kryetari me pagën më të madhe, Ruzhdi Shehu i Junikut me pagën më të vogël

rezart morina

Shefi i NATO-s i kërkon Putinit ta rishqyrtojë pezullimin e traktatit të armëve

admin