RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia lëshon satelitin e parë vendas të vëzhgimit të Tokës – VIDEO

turqia-leshon-satelitin-e-pare-vendas-te-vezhgimit-te-tokes-–-video

Të shtunën, Turqia lëshoi ​​me sukses në hapësirë satelitin e parë kombëtar të vëzhgimit të Tokës me rezolucion të lartë, të quajtur IMECE raporton Anadolu.

Sateliti i parë i prodhuar nga Turqia u lëshua të shtunën në mëngjes nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në shtetin amerikan të Kalifornisë në orën 08:48 të mëngjesit të sotëm.

Me këtë lëshim, Turqia do të ketë për herë të parë në orbitë një kamerë satelitore elektro-optike me rezolucion të lartë.

Orbita e IMECE do të përkojë me Diellin në një lartësi prej 680 kilometrash dhe do të shërbejë në fushat e mbrojtjes, menaxhimit të fatkeqësive, mjedisit dhe urbanizimit, dhe bujqësisë dhe pylltarisë.

Gjatë misionit pesëvjeçar, sateliti IMECE do të kapë imazhe nga e gjithë bota. /mesazhi

Related posts

OKB-ja raporton gati 95.000 raste të kequshqyerjes së fëmijëve në Rripin e Gazës në vitin 2025

Muhamet Ramadani

Rusia me ultimatum: Nëse duan paqe, ukrainasit duhet të na dorëzojnë Donbasin! Putin dhe Trump do të komunikojnë së shpejti në telefon

admin

Uragani Helene/ Të paktën 52 të vdekur në SHBA, më shumë se 3 milionë qytetarë pa energji elektrike

admin