RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PK-ja konfirmon bastisjen që po zhvillon në zyret qendrore të KEK-ut

pk-ja-konfirmon-bastisjen-qe-po-zhvillon-ne-zyret-qendrore-te-kek-ut

Policia e Kosovës ka konfirmuar bastisjen që po zhvillon në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.

Këtë ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, theksoi ai.

Siç raportohet në media, arsyeja e kësaj kontrolle ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të një tenderi për remontin e Bllokut A5 të Termocentralit “Kosova A”.

Teve1.info ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.

Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka thënë për teve1.info se ende nuk ka informacion për çështjen në fjalë, porse do të prononcohet sapo ta ketë.

Related posts

Turqia dënon ashpër provokimet në Suedi të cilat vendosën në objektiv presidentin Erdoğan

admin

VIDEO/ U bë virale në rrjetet sociale pasi shkatërroi makinat me çekiç, arrestohet gruaja në Kosovë

admin

Izraeli vret një palestinez në al-Mawasi, shkeljet e armëpushimit rriten

RTI