RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India tejkalon Kinën për nga numri i popullsisë

india-tejkalon-kinen-per-nga-numri-i-popullsise

Të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se India, me mbi 1,428 miliard banorë, ka tejkaluar Kinën për nga popullsia, transmeton Anadolu.

Të dhënat e disponueshme në faqen e internetit të Fondit të Popullsisë së OKB-së tregojnë se popullsia e Kinës është 1,425 miliardë.

Kjo erdhi disa ditë pasi OKB-ja kishte parashikuar që popullsia e Indisë do të kalonte atë të Kinës këtë vit.

Parashikimi i OKB-së kishte thënë se popullsia e Indisë do të arrijë në 1,429 miliard këtë vit, ndërsa pritshmëria për Kinën ishte 1,426 miliard.

Popullsia e Kinës një dekadë më parë ishte 1,385 miliard, ndërsa ajo e Indisë ishte 1,307 miliard.

Gjatë periudhës 10-vjeçare, popullsia e Kinës u rrit me 2,96 për qind, ndërsa popullsia e Indisë u rrit me 9,33 për qind.

Popullsia e Indisë është rritur me 122 milionë që nga viti 2014, duke shënuar rritje prej rreth 1 milion në muaj.

Related posts

Dita e 5 e barrikadave, KFOR përforcon radhët në Veri

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit

admin

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë që e kishte vendosur MAPL-ja

admin