RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri, Lajçak dhe komandanti i KFOR-it flasin për sigurinë

zgjedhjet-ne-veri,-lajcak-dhe-komandanti-i-kfor-it-flasin-per-sigurine

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.

Lajçak në postim në Twitter ka thënë se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Jam falënderues për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për informatat e vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Por, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë.

Për zgjedhjet për katër kryetarët në veri do të garojnë 11 kandidatë, dy prej të cilëve vijnë nga komuniteti serb.

Subjektet në garë janë: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kandidate e pavarur.

Related posts

Presidenti Emmanuel Macron emëron kryeministrin e ri të Francës, ja për këtë bëhet fjalë

admin

Publicisti Maliqi: Të huajt shpresuan se Kurti do të bëhej pragmatik në pushtet dhe se Osmani do t’ia frenonte ambiciet radikale

admin

Incidenti me të shtëna në darkën e Trump, vizita e Mbretit Charles do të zhvillohet sipas planit në SHBA: Madhëria e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol Hill të martën

admin