RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan – Mbërrin dërgesa e parë me ndihmat humanitare

sudan-–-mberrin-dergesa-e-pare-me-ndihmat-humanitare

Avioni i parë që transportonte tetë tonë ndihma humanitare, kryesisht pajisje mjekësore-kirurgjikale dhe personel mjekësor, në Sudan, u ul në portin “Sudan”, rreth 850 kilometra nga Khartoumi, njoftoi sot Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Avioni u ngrit nga Amani. Hapësira ajrore sudaneze është mbyllur që nga 15 prilli.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), ngarkesa përmban materiale për anestezi, qepje, fasha dhe pajisje kirurgjikale.

Dërgesa, e cila tani do të duhet të udhëtojë 850 kilometra për të arritur në Khartoum, ku luftimet janë të ndezura, do të jetë në gjendje të trajtojë të paktën 1500 të plagosur. /atsh

Related posts

Zelenskyy: Sulmi kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”

admin

Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësueses me mbulesë

admin

Treni shtyp një grua në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

admin