RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 800 mijë qytetarë do të ikin nga Sudani për t’i shpëtuar luftës

okb:-mbi-800-mije-qytetare-do-te-ikin-nga-sudani-per-t’i-shpetuar-luftes

Më shumë se 800,000 njerëz mund të largohen nga Sudani si pasojë e konfliktit të armatosur që ka shpërthyer në vend javët e fundit, tha sot një zyrtar i OKB-së.

“Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë krizë, shumë njerëz që detyrohen të ikin në kërkim të sigurisë dhe ndihmës,” tha Rauf Mazou në një konferencë të përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së në selinë e OKB-së në Gjenevë.

Sudani ndodhet në kaos që kur lufta për pushtet filloi midis kreut të juntës ushtarake, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, dhe komandantit të dytë të regjimit ushtarak, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo.

Luftimet, të cilat kanë marrë qindra jetë, shpërthyen më 15 prill midis dy gjeneralëve që kanë sunduar vendin që nga grushti i shtetit të tyre në vitin 2021.

Related posts

Varrezat masive në Khartoum tregojnë abuzime të RSF-së në Sudan

Kushtrim Guraj

Përvjetori i atentatit ndaj Adolf Hitlerit! Bomba e fshehur në çantën me dosje shpërtheu, por… Ja pse dështoi! Hakmarrja ndaj oficerit gjerman, ç’ndodhi me familjen e tij

admin

Shefja e USAID-it në emër të Bidenit nënvizon urgjencën e implementimit të marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin

Muhamet Ramadani