RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Evropian vizitë në Shqipëri

ministrja-suedeze-per-ceshtjet-e-bashkimit-evropian-vizite-ne-shqiperi

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së, transmeton Anadolu.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në takim ministren Roswall, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrja Xhaçka vlerësoi vizitën e ministres Roswall në Shqipëri, teksa u shpreh se ky takim rikonfirmon faktin se “Suedia i njeh arritjet e Shqipërisë dhe mbështet rrugëtimin e vendit tonë drejt BE”.

“Të dy zyrtarët u shprehën parimisht se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet kyç për sigurinë e rajonit dhe gjithë Evropës. Kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria mbetet e gatshme për të përforcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet me Suedinë në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, vizita e ministres Roswall në Shqipëri realizohet në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së për gjysmën e parë të vitit 2023.

Roswall është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të vendit dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Related posts

Ndërron jetë ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç

admin

Forcat izraelite arrestojnë 19 palestinezë, përfshirë një fëmijë 12-vjeç

rezart morina

“Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, Cramon i reagon Vuçiqit për deklaratat rreth KiE-së

admin6