RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli dorëzon trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbajti rreth 4 muaj

izraeli-dorezon-trupin-e-pajete-te-nje-palestinezi,-te-cilin-e-mbajti-rreth-4-muaj

Ushtria izraelite ka dorëzuar trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbante që nga muaji shkurt, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Asambleja e Përgjithshme e Çështjeve Civile, e lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) thuhet se autoritetet izraelite ua kanë dorëzuar trupin e Sharif Hasan Veridat (22-vjeçar) autoriteteve palestineze.

Trupi i Veridat u soll në shtëpinë e tij dhe më vonë u varros në varrezat e qytetit Ez-Zahiriyye, të vendosura në jug të Khalilit, me pjesëmarrjen e qindra palestinezëve.

Veridat humbi jetën më 9 shkurt 2023, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Fewwar në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qeveria izraelite po i varros trupat e palestinezëve të vrarë në varrezat e quajtura “Varrezat e Numrave”, në të cilat varret janë vetëm me numra në vend të emrave.

Sipas “Iniciativës për të marrë përsëri trupat e dëshmorëve”, trupat e 256 palestinezëve të cilët janë martirizuar në mënyrë të ndryshme nga Izraeli që nga viti 1967, mbahen në “Varrezat e Numrave.

Related posts

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”- I akuzuar për dosjen “Epstein”, ish-kryeministri i Norvegjisë dhe kreu i KiE tenton vetëvrasjen, shtrohet në spital! Çfarë thoshte Jagland për Shqipërinë

admin

Ben-Gvir, Netanyahut: Marrëveshja e pakujdesshme me Hamasin mund të çojë në prishjen e koalicionit

Muhamet Ramadani

Lufta në Ukrainë: Bisedimet e paqes janë të pamundura për momentin thotë Guterres

Muhamet Ramadani