RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kiev – Vritet gazetari që raportonte tmerrin e konfliktit në Ukrainë

kiev-–-vritet-gazetari-qe-raportonte-tmerrin-e-konfliktit-ne-ukraine

Një tjetër gazetar ”bie” për të raportuar tmerrin e konfliktit në Ukrainë.

Kronisti dhe reporteri i imazhit të agjencisë France Presse, Arman Soldin është vrarë të martën teksa ndodhej në frontin në lindje të vendit.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë agjencia franceze e shtypit, një nga tre më të rëndësishmet në botë, për të cilën Soldin ka punuar si koordinator video.

Bombardimi ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale në rrethinat e Chasiv Yar, një qytet pranë Bakhmut, i shënjestruar çdo ditë nga forcat ruse.

Gazetarët e AFP, të cilët udhëtojnë rregullisht në epiqendrën e luftimeve, ishin me ushtrinë ukrainase kur u gjendën në ferrin e zjarrtë. /atsh

Related posts

Përfundon raundi i parë i votimit për 2 kandidaturat për Presidentin e Kosovës, Feride Rushiti merr 63 vota. Nesër sërish seancë plenare në Kuvend

admin

Kush do të komandojë mbrojtjen? Reagimi i NATO-s ndaj planeve të BE-së dhe problemit me Turqinë dhe Qipron

admin

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan ka pasur profesionistë, të cilët me dashje kanë nxitur turmën

admin